Flash News

KRYESORE

Monika Kryemdhi: Basha i dha mundësi Ramës për zgjedhje të lira e ai nuk e vlerësoi, duhet të largohet

Monika Kryemdhi: Basha i dha mundësi Ramës për zgjedhje të

Kryetarja e LSI, ka deklaruar se Rama nuk mund të qëndrojë më në krye të shtetit, kjo sipas saj sepse kryetari i opozitës, Basha, i dha kryeministrit një mundësi për të realizuar zgjedhje të lira dhe të ndershme por zgjedhjet e lira nuk u realizuan.

Gjithashtu Kryemadhi deklaroi në “Fox News” se afrimi i saj me Bashën është një marrëveshje morale për të goditur krimin.

“Ne kemi filluar të ndërtojmë një axhendë, ne kemi një marrëveshje morale me Bashën për krimin e organizuar. Njerëzit kanë ide dhe qasje të ndryshme për çështje të ndryshme, siç më bashkon mua dhe Bashën çështja  goditjes së krimit.

Partitë politike tashme janë kthyer në një formacion politik përsa i përket lidhjeve, tani e majta nuk ekziston më në Evropë"- shprehet Kryemadhi.

Ndërsa në lidhje me deklaratat e forta gjatë fushatës për Bashën dhe Partinë Demokratike, Kryemadhi është shprehur se gjërat mes tyre janë sheshuar dhe kërkojnë që të ecin përpara.

"Për mua ka shumë rëndësi të ecim para, e rëndësishme është që mos të përsëritet më një gabim i bërë më parë. Unë ëme Bashën i kemi sheshuar gjërat.

I km shkuar Bashën në zyrë për të rakorduar dhe për të ecur përpara, sot nuk është se rëndësishme se kush është Basha apo Monika, e rëndësishme është që të luftojmë krimin.

Sigurisht që Rama duhet të iki. Ne të gjithë nuk mundë të pranojmë që Rama të jetë përsëri në krye të shtetit, sepse Basha ja dha shansin Ramës për zgjedhje të ndershme dhe të lira por nuk ndodhi”, -ka deklaruar Monika Kryemadhi.

Të fundit