Flash News

KRYESORE

Monika Lubonja: Puthja me Ndriçim Xhepën nuk ishte planifikuar. Ai u vu në siklet

Monika Lubonja: Puthja me Ndriçim Xhepën nuk ishte planifikuar. Ai u

Aktorja e njohur Monika Lubonja, e ftuar në emisionin “Tumb” ka folur për karrierën e saj si dhe puthjen e parë me aktorin Ndriçim Xhepa.

Monika ka rrëfyer këtë episod dhe se si lindi ideja e një puthje që as nuk ishte përfshirë në skenar.

“Nuk pendohem për atë. Isha në akademi vit i tretë  viti ‘90-‘91 dhe luaja me profesorin tim Ndriçim Xhepën dhe Ermira Bahitin. Nuk e kishim në skenar. Unë isha e lidhur atëherë. Duke xhiruar në punë e sipër e dikush thotë: “Ej plasën rismat këtej”, sepse tek Shkolla e Bashkuar plasën krismat : A i fusim një puthje?

Dhe unë i them: Ëhë.

Ndriçimi u vu në siklet, më pa. Unë jam gati profesor i thashë. Ti je gati më tha mua.  Dhe shoh që nja 50 njerëz që na shihnin. Nuk doli që me të parën, janë bërë nja 4 -5 dubla”- tregoi Lubonja në “Thumb”.

Të fundit