Flash News

KRYESORE

Monitorimi hedh poshtë propagandën; kopshtet e Tiranës të mbipopulluara, nuk plotësojnë kushtet për fëmijët

Monitorimi hedh poshtë propagandën; kopshtet e Tiranës të

Nuk mjafton më propaganda e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për kopshtet dhe shkollat e kryeqytetit, “me standarde”, apo “bashkëkohore”. Kopshtet e kryeqytetit janë të mbipopulluara dhe asnjëri prej tyre nuk plotëson të gjitha kushtet e nevojshme për mirërritjen e fëmijëve. Për herë të parë është kryer një monitorim në 41 kopshte publike të Tiranës, ku janë vënë re disa problematika.

“89% e kopshteve janë të mbipopulluara, standardi është 15, por në të vërtetë ka pasur 40-45, ndonjëherë edhe më shumë se kaq. Gjithashtu mund të përmendin që 86% e tyre nuk ofrojnë mundësi për fëmijët më aftësi të kufizuara për të hyrë. Përsa i përket kushteve higjieno-sanitare, një pjesë e konsiderueshme e kopshteve nuk e ofrojnë këtë shërbim, përfshirë kushtet e guzhinës apo psikologun dhe mjekun. Herë pas here psikologu dhe mjeku ofrojnë në të njëjtin ambient shërbimin e tyre”, thotë Alma Kordoni.

Një tjetër problem i evidentuar nga monitorimi është mungesa e infrastrukturës për rastet emergjente si zjarret. 

“92.7% e kopshteve të Tiranës, ku 23 e këtyre janë pjesë e nismës së Bashkisë adopto një kopësht nuk ofrojnë sinjalistikën, që kanë të bëjnë me elementin e sigurisë së fëmijëve dhe asnjë nga kopshtet nuk i plotëson të gjitha standardet fizike të miratuara. Shumica e edukatoreve nuk janë të trajnuara apo të informuara se si mund të orientojnë fëmijët të shpëtojnë nga zjarri, përveç faktit që pozicioni i hapjes së derës nuk është optimal që të dalin fëmijët në një rast emergjence dhe mundësitë për të pasur mjetet e shuarjes së zjarrit mungojnë.”

Rezultatet e monitorimit të kryer me mbështetjen e Ambasadës Zviceriane do të merren në shqyrtim nga Komisioni i Ekonomisë pranë Bashkisë së Tiranës, për të bërë ndërhyrjet e nevojshme në buxhetin e vitit 2018.

Të dhënat:

89% e kopshteve janë të mbipopulluara me fëmijë

86% janë pa akses për fëmijët me aftësi të kufizuara

92.7% nuk kanë sinjalistikë për daljet emergjente

60% nuk kanë akses për karrocat e fëmijëve

24% kanë vetëm ngrohje për temperaturë konstante

97.7% nuk kanë gjenerator për ndriçim alternativ

 

Të fundit