Flash News

KRYESORE

Monologoi duke ftuar shqiptarët të jenë më të mirë , por vetë Alketa Vejsiu "hakmerret" ndaj kolegeve

Alketa Vjesiu është kritikuar shumë për "Festivalin e Këngës", për fustanet e shpeshta që ka ndërruar, këngët, performancat dhe monologjet që kapën 18 minuta pa pushim transmetim live në një nga tre netët e festivalit.

Marina Vjollca ka bërë disa batuta për fustanet e saj.

Gjatë skeçit të "Klanifornia" me 31 dhjetor, Marina i kërkoi njërit prej ‘këngëtarëve’ të këndonte me të, por ai refuzoi duke i thënë të mbante rolin e saj të prezantueses: “Na e le neve këngën, ti bëj prezantuesen. Mos u merr me atë punë ti”.

“Ok, po iki të ndërroj fustanin”, tha Marina, duke ironizuar faktin që Alketa ndërroi shumë fustane e  duke shtuar më vonë se: “Nuk ka kuptim një festival pa një prezantuese që të jetë këngëtare.”

E ndërsa Xhemi me Salsanon kanë ironizuar me video në një postim në Instastory. pikërisht për fustanet.

Dhe mesa duket Alketës nuk i ka zënë "qetësi shpirti" pa u 'hakmarrë' dhe ka përdorur dy postime dedikuar motrave Vjollca por edhe Xhemit.

Në postimin për motrat moderatore (tekst të cilin më pas e ka fshirë), ajo shkruante:

“Jeta e sheikeve” sa i pëlqen vajzave shqiptare! #sheikeshat #sheiket e shoëbizit shqiptarë duken kaq sexy në Dubai!

Zbarkuan një pjesë e mirë e tyre edhe këtë vit!

Çudi ne shqiptarët se të lidhur jemi me botën arabe! Çudi sa pak promovojme perëndimin, stilin italian apo francez!

Na lëvrin gjaku për muzikën e tyre! Për grimin e tyre! Për fustanet e ngarkuar glam e me xixa!Për jetën e tyre luksoze!

Dubai për disa që e kanë frekuentuar është një qytet butaforik artificial ku jo çdo gjë që shkëlqen është ar, të tjerë çmenden për të! Po juve a ju duket interesant Dubai?

Ju pëlqen më shumë eleganca e vajzave diskrete europiane perëndimore? Apo modeli arab? Buzë të plota, bust “zemërgjerë”, vithe sexy, forma të theksuara?

Nuk po shtojmë edhe sheikët që të mbajnë në pëllëmbë të dorës, sepse ne luftojmë fort për modelin e vajzës “Self Made” që punon nga mëngjesi deri në darkë për të fituar rrogën me krenari!."

Ndërsa për Xhemi Shehun shkruan:

Në arkivat e revistës ndjemë nostalgji për bukuroshen e ekranit!

Mendojmë që tre gjera i shkojnë Xhemit!

1. Me këto flokët me rrica duket shumë kinge! Gjithmonë e bukur Xhemi!

2. Pseudonimi “Xhemile” i shkon shumë Xhemës tonë!

3. Edhe si aktore humori mund të fitonte një kupë në ”Golden Globes”! Nuk është keq me humorin edhe pse në hapat e parë të karrierës! Më mirë se në prezantim madje! Në prezantim ka rivale të forta kështu që i sugjerojmë të merret seriozisht me karrierën e aktores së humorit! Ka të dhëna të mira aty! Me ndihmën e Salsanos rolin e “Gagaçes” do ta qante!

Postimi është plotësisht dashamirës! Xhemin Xhan!

Kjo gjë është konisderuar nga fansat si gjest shumë i ulët nga ana e Alketës. Moderatorja i ka mbyllur komentet e dhe ka fshirë tekstin për motrat Vjollca por jo atë çfarë shkruan për Xhemin.

Xhemi është një nga moderatoret më të pëlqyera për publikun shqiptar, e cila nuk është përfshirë kurrë në skandale dhe nuk ka tejkaluar limitet për të tërhequr vëmendje. Masa e duan dhe e ndjekin, po ashtu dhe e mbështesin.

Rezart Veleshnja ka reaguar duke ndjek të njëjtën taktikë si të Alketës, duke publikuar një foto të vjetër të saj dhe me mbishkrimin e preferuar të moderatores:

"Unë them Eminem do e kishte zili Alketën për 32o km në orë të të folurit edhe do ishte krenar ta kishte në bashkëpunim."

Në monologjet e saj, Alketa ftonte të gjithë shqiptarët të ishin më të mirë me njëri-tjetrin, më të paqtë e të reflektonin. Ndërkohë, është vetë ajo që po "sulmon" koleget.

Të fundit