Flash News

KRYESORE

Monopol i sinjalit nga TVSH, ndërhyn Berisha dhe Vasili: Akt i paprecedent! Ruçi: Po fole dhe njëherë do ndëshkohesh

Monopol i sinjalit nga TVSH, ndërhyn Berisha dhe Vasili: Akt i paprecedent!

Seanca parlamentare e Kuvendit, ka nisur sot me debate të ashpra. Shkak është bërë ndërprerja e sinjalit televiziv për televizionet private dhe monopolizim i sinjalit nga RTSH.

Kreu i grupit parlamentar i PD-së, Edmond Spaho më herët kërkoi ndërprerjen e seancës, ndërsa Berisha dhe Vasili e konsiderojnë si një akt të paprecedentë që s’ka ndodhur në 27-vite.

“Ervin Kristaq Rama është njeriu që ka frikë nga fjala e lirë. Ai ka ndërprerë sinjalin e të gjitha mediave të tjera për të bllokuar komunikimin  me shqiptarët në sallën e Parlamentit. Është atentat i rëndë i fjalës së lirë. Është dëshmi e tmerrit, frikës që ka kapur qeverinë e Noriegës. Dëshmi e tmerrit nga vota e 2.7 milion shqiptarëve”, tha Berisha me tone të ashpra.

Ruçi u shpreh i prerë duke iu drejtuar Berishës se nëse do ndërhyrë dhe njëherë, do të ndëshkohet.

Ndërsa Vasili e konsideron "kthim në një temupll pa gojë” aktin e sotëm.

“Jemi në rrugën e asfiksimit, mbylljes së parlamentit, kthimit në një temupll pa gojë, ku sa të jetë e mundur duhet në sytë e qytetarëve të mos transmetohen debatet, është trembur nga debati ka bërë gjithçka për ta kthyer parlamentin në një sekt që nuk flet, atentati më i madh që i është bërë komunikimit me qytetarët është errësimi i sinjalit, fjalës për mediat e rëndësishme shqiptare, po të jetë për këtë qeveri ne jemi shumë të lumtur, për ju është ngjarje tragjike, jemi kthyer në vitet '97 ku kemi pasur vetëm TVSH, tani erdhi koha e një media të vetme. Mënyra e organizimit të tij, kapja janë të tepërta, jemi kthyer në situatën e vitit '96-'97”, shtoi ai.

 

 

Të fundit