Flash News

KRYESORE

Monumenti i Skënderbeut shkakton debat në Mal të Zi: “Hero i madh dhe i famshëm-një serb i lindur”

Monumenti i Skënderbeut shkakton debat në Mal të Zi: “Hero

Partitë politike shqiptare në Malin e Zi të mërkurën akuzuan aleancën pro-serbe të Frontit Demokratik se “po pretendon” pa pasur baza se heroi kombëtar shqiptar Skënderbeu ishte serb.

Reagimi i tyre erdhi pasi Fronti Demokratik mirëpriti një nismë nga autoritetet lokale në qytetin me shumicë shqiptare të Ulqinit për të ndërtuar një monument të Skënderbeut, duke thënë se ai ishte një “hero i madh dhe i famshëm – një serb i lindur”.

Një zyrtar nga Alternativa Shqiptare, Nik Deljosaj, tha se ky ishte “një mit i krijuar nga Akademia Serbe e Shkencës dhe Arteve, SANU”.

“Dhe në lidhje me Skëndërbeun, atë nuk e duan vetëm serbët, por edhe grekët dhe bullgarët. Jo vetëm atë, por edhe nënë Terezën dhe figurat e tjera të njohura shqiptare,” tha Deljosaj për gazetën malazeze Vijesti, raporton ‘BIRN’.

Disa organizata dhe parti serbe gjatë viteve kanë cituar hulumtimet e historianëve lokalë rreth origjinës së Skënderbeut, që pretendojnë se ai kishte një prejardhje sllave dhe se nëna e tij ishte serbe etnike.

Megjithatë, këto hulumtime, të kritikuara ashpër nga historianët malazezë dhe shqiptarë, pohojnë gjithashtu se emri i parë i Skënderbeut nuk ishte Gjergj por Djuradj, i cili ishte një emër sllav nga ajo periudhë.

Nisma për të ndërtuar një monument të Skënderbeut në një qytet tjetër shqiptar, Tuz, pranë kryeqytetit Podgoricë, shkaktoi gjithashtu një debat të ashpër në prill.

Ndërsa partitë shqiptare e mbrojtën nismën duke thënë se Skënderbeu është heroi kombëtar i të gjithë shqiptarëve që do të shënojë 550 vjetorin e tij të lindjes këtë vit, organizatat pro-serbe dhe disa historianë lokalë thanë se monumenti mund të shihet si një “shënim i territorit shqiptar” brenda Malit të Zi.

Autoritetet lokale në Ulqin thanë se diaspora shqiptare do të financojë ndërtimin e monumentit. Ata thanë se dizajni paraprak është përfunduar dhe se qeveria lokale ka marrë leje nga Ministria e Kulturës për monumentin.

Të fundit