Flash News

KRYESORE

Morën pjesë në fushatë, ministrja teknike kallëzon 6 përgjegjës së të Zyrave Arsimore dhe 4 drejtorë shkollash

Morën pjesë në fushatë, ministrja teknike kallëzon 6

Ministrja teknike e Arsimit, Mirela Karabina ka kallëzuar 6 përgjegjës të Zyrave Arsimore në disa qarqe, si dhe 4 drejtorë shkollash, të cilët akuzohen për përfshirje në fushatë.

Njoftimi:

Ministria e Arsimit dhe Sportit, në zbatim të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 473, datë 01.06.2017 “Për marrjen e masave dhe monitorimin e veprimtarisë, sjelljes apo përdorimit të burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike të administratës shtetërore, gjatë procesit zgjedhor për zgjedhjet në Kuvendin e Shqipërisë për vitin 2017”, po vijon monitorimet në të gjithë vendin pranë drejtorive rajonale arsimore dhe zyrave arsimore si dhe në institucionet e tjera të varësisë.

Në zbatim të ndryshimeve të fundit të Kodit Penal dhe në masat e parashikua nga VKM nr. 473, nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, është kryer sot më datë 20.06.2017, përcjellja e informacioneve të verifikuara në terren pranë organit të Prokurorisë, për Përgjegjësen e Zyrës Arsimore, Kavajë, znj. Sonila Peza, mbi dyshimin e arsyeshëm të përfshirjes në fushatë zgjedhore. Gjithashtu pranë Komisionit Disiplinor për verifikimin e shkeljeve ligjore po përcillen shkeljet e përsëritura dhe të bëra publike më parë, të cilat janë regjistruar dhe verifikuar për fillimin e procedimit disiplinor ndaj drejtuesve apo përfaqësuesve të institucioneve arsimore, si më poshtë vijon:

1.Përgjegjëses së Zyrës Arsimore Kavajë

2.Përgjegjëse e Zyrës Arsimore Bulqizë

3.Përgjegjës i Zyrës Arsimore Has

4.Drejtor i Drejtorisë Rajonale arsimore Lezhë

5.Përgjegjëse e Zyrës Arsimore Kurbin

6.Përgjegjës i Zyrës Arsimore Gramsh

7.Drejtor Shkollës Iballë, Fushë Arrëz

8.Drejtor Shkollës Gorre, Lushnje

9.Drejtor Shkolle, Nepravishtë, Gjirokastër

10.Drejtor i Shkollës së Mesme, Gramsh

Ministria e Arsimit dhe Sportit kërkon nga të gjithë punonjësit e administratës arsimore të vijojnë të kryejnë me përgjegjshmëri detyrat dhe veprimtaritë, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Të fundit