Flash News

KRYESORE

Morën pjesë në një ceremoni mortore, 2 persona të infektuar me COVID-19 në Kamzë

Morën pjesë në një ceremoni mortore, 2 persona të

15 raste të reja janë shënuar me koronavirus në 24 orët e fundit në Shqipëri. Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini, në deklaratën e përditshme për informimin e opinionit publik rreth situatës  së pandemisë ka bërë me dije se 2 raste pozitive të shënuara në Bashkinë Kamëz ranë në kontakt me virusin gjatë një ceremonie mortore.

Kujtojmë se, deri tani ka arritur në 1212 numri i të infektuarve nga koronavirus në vend. 33 persona kanë vdekur (20 Tiranë, 6 Durrës, 3 Fier, 1 Vlorë, 2 Shkodër, 1 Kukës) dhe 910 persona janë shëruar që nga fillimi i pandemisë. Mësohet se, Tirana vijon të mbetet vatra më e madhe e rasteve.

“Në 24 orët e fundit janë kryer 162 testime nga të cilat janë konfirmuar 15 raste pozitive, përkatësisht, 10 raste në Tiranë, 3 raste në Shkodër dhe 2 në Kamëz, kontakte familjare dhe disa raste të reja në proces hetimi.

Dy rastet pozitive në Bashkinë Kamëz janë identifikuar gjatë një ceremonie mortore, ndaj edhe një herë Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u rikujton qytetarëve se funeralet përtej rretheve familjare të ngushta, nuk jane të lejuara, pasi janë rrezik për shpërndarjen e infeksionit.

Vijojnë të jenë të ndaluara çdo lloj aktiviteteti me grumbullime masive njerëzish, ndaj lutemi për respektim të masave që janë në fuqi”, thuhet në deklaratën e Tominit.

Të fundit