Flash News

KRYESORE

Mori 1 mijë euro nga shtëpia, babai rreh për vdekje djalin 14 vjeçar dhe mundohet të fshehë ngjarjen

Mori 1 mijë euro nga shtëpia, babai rreh për vdekje djalin 14

Një 14 vjeçar në fshatin Karaçevë e Poshtme, në Kamenicë, ka ndërruar jetë pasi është rrahur me sende të forta nga babai i tij, G.B. Express raporton se babai ka shpërthyer në dhunë ndaj djalit të tij për shkak se i kishte marrë 1 mijë euro në shtëpi dhe i kishte shpenzuar.

Dyshohet se burri e ka goditur fëmijën disa herë me shkop druri, duke i shkaktuar plagë të rënda në trup. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 të ditës së djeshme dhe për katër orë, fëmija është lënë i vetëm në një dhomë të shtëpisë pa iu dhënë asnjë ndihmë mjekësore. Vetëm pasi kanë parë që djali ishte në gjendje shumë të rënduar, familjarët e kanë dërguar në spital, por tashmë ishte tepër vonë. Fëmija ka ndërruar jetë përpara se të mbërrinte në spital.

Por babai nuk është ndalur me kaq, ai ka dhunuar barbarisht edhe vajzën e tij 17 vjeçare, e cila i është nënshtruar mjekimit në spital.

Pasi kreu vrasjen, G.B., është përpjekur të fshehë ngjarjen duke deklaruar se djali i tij ishte dëmtuar pasi ishte rrëzuar me motorr. Policia nuk e ka besuar versionin e babait dhe ka nisur menjëherë hetimet, ku janë verifikuar plagë të rënda në trup.

Policia ka vënë në pranga babain që i mori jetën djalit të tij.

Të fundit