Flash News

KRYESORE

Mori drejtimin e “RCC”, Bregu: Berisha ylli polar politik i PD-së. I vetmi që s'kam takuar është kryeministri Rama

Mori drejtimin e “RCC”, Bregu: Berisha ylli polar politik i

Majlinda Bregu ishte e ftuar mbrëmjen e djeshme në “Top Show”, ku ndër të tjera foli edhe për pozicionin e saj si Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal.

Bregu u shpreh se përfaqësimi i saj do të jetë një ndihmë për Shqipërinë. “Pozicioni është drejtues i këshillit të bashkëpunimit rajonal, pozicion i cili është më lart se drejtori. Unë e kam për nder të mbaj këtë pozicion, por mbi të gjitha shpresoj të ndihmojë sa më shumë shqiptarët”, tha Bregu.

Sa i përket zgjedhjes së saj në këtë pozicion, ajo u shpreh se i vetmi që nuk ka takuar është kryeministri Rama, pavarësisht atyre që janë thënë deri tani.

“Shumë detaje nuk janë elegante në këtë proces. Kam takuar shumë kryeministra dhe drejtues në rajon, por i vetmi që nuk kam takuar është Kryeministri Rama”, u shpreh Bregu.

E pyetur nga Dudushi nëse ka marrë urimin e Berishës, meqë është ai që e rriti në PD, Bregu u shpreh, “Berisha, shqiptari i parë, që pozicionoi Europën, si yllin polar politik të PD-së. Berisha duhet të ndihet krenar. Më ka uruar”.

Ndërsa e pyetur nëse mori urimin e Topallit, Bregu tha, “ Jozefina më ka shkruar menjëherë duke më uruar. Ka qenë një mike shumë e mirë”.

Të fundit