Flash News

KRYESORE

Mori mijëra euro nga kompania e federatës, presidenti i Kombëtares gjermane jep dorëheqjen

Mori mijëra euro nga kompania e federatës, presidenti i

Presidenti i federatës gjermane të futbollit, Reinhard Grindel, ka dhënë dorëheqjen nga posti drejtues.

Mediave gjermane, të cilat e kishin paralajmëruar këtë gjë, shkruajnë se 58-vjeçari kishte marrë 78 mijë euro gjatë periudhës së qëndrimit të tij në krye të qeverisë së futbollit gjerman nga DFB-Meiden, kompani e kontrolluar nga federata, por nuk e kishte deklaruar këtë shumë.

Grindel kishte marrë si dhuratë edhe një orë prej 6 mijë eurosh, nga ana e kolegut të tij ukrainas Grigori Surkis, e cila gjithashtu nuk ishte deklaruar.

Ai ishte në krye të dëtyrës që prej 15 prillit të vitit 2016, ndërsa pas eliminimit të Gjermanisë nga Kupa e Botës edhe lënies jashtë skuadrës Kombëtare të tre lojtarëve të Bajern Mynihut, Myler, Humels dhe Boetang, qëndrimi i Grindel nuk ishte më I sigurt.

Ndërkohë, përflitet se vendin e tij në krye të federatës gjermane pritet ta marrë Filip Lahm, ish-kapiteni i Gjermanisë dhe Bajernit të Mynihut.

Të fundit