Flash News

KRYESORE

Mori në mbrojtje Saimir Tahirin. "Rexhep Qosja u bë avokat i së keqes"

Mori në mbrojtje Saimir Tahirin. "Rexhep Qosja u bë avokat i

Fatbardh Kadilli, Sekretar i Burimeve Njerëzore në PD, ka reaguar pas një interviste të Rexhep Qoses ku ra në sy mbrojtja që shkrimtari kosovar i bënte ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Kadilli thotë se Qosja po bëhet avokat i së keqes dhe kjo tregon mungesë të theksuar ndershmërie intelektuale.

Qosja i konsideron trillime akuzat ndaj deputetit socialist dhe i kundërvihet liderëve opozitarë duke u thënë të mbyllin gojën.

Statusi në Facebook i Kadillit:

Behet avokat i te keqes duke metuar te mirin, edukatorin, mentorin e shoqerise, me ngushte te politikes. Rexhep Qosja quan primitiv dhe te padrejte cdo sulm ndaj Sajmir Tahirit nga politikanet e opozites. Per Qosen politikanet duhet te heshtin dhe ti lene fjalen drejtesise qe te provoje fajesine e Tahirit.

Marrja ne mbrojtje e te keqes vetem se i perket ta preferuarve tane, klanit tone, partise tone eshte mungese e theksuar morali, eshte mungese e theksuar e ndershmerise intelektuale. Kur kjo behet nga njerez publik, aq me teper nga dikush qe sillet si mentor i shoqerise, nuk eshte vec se e neveritshme.

 

Të fundit