Flash News

KRYESORE

Mori nusen me tren, jo për vëmendje por për një arsye më të thellë, rrëfehet Labinot Gashi

Dasma e moderatorti kosovar Labinot Gashi kishte një elementë shumë të veçantë nga të gjitha dasmat e VIP-ave që u zhvilluan këtë verë në Shqipëri.

Labi vendosi që nusen ta marr me tren, dhe të gjithë menduam se ky është një veprim i zgjuar nga moderatori për të bërë diçka ndryshe e për të rënë në sy.

I ftuar në emisionin “Lart e poshtë”, Gashi ka treguar se arsyeja e vërtetë nuk ishte kjo. Ai  shprehet se kur ka qenë fëmijë ka udhëtuar shpesh herë më tren dhe ka qenë ëndrra e tij që i vogël që nusen do ta merrte me tren dhe e ka realizua mrekullisht atë.

“Ka qenë një ëndërr, kur kam qenë fëmijë kam udhëtuar shumë me tren. Treni më është dukur gjithmonë mundësia më e mirë, për të udhëtuar nga një vend në një tjetër. Arrin dhe më shpejt! Gjithnjë mendoja që nusen time do ta merrja me tren.”- tregon moderatori.

 

Të fundit