Flash News

KRYESORE

Mori më shumë pikë në konkursin për gradën “Drejtues i Parë”, kush pritet të zërë vendin e Haki Çakos

Pak javë pas shkarkimit nga detyra të Haki Çakos, në krye të Policisë së Shtetit shët komanduar Rebani Jaupaj.

Sot është zhvilluar konkursi  në Akademinë e Rendit për gradën “Drejtues i Parë” ku fitues dolën 5 oficer Ardi Veliu, Artan Shkëmbi, Bledar Çeliku, Kastrot Skënderi dhe Gentian Shehaj.

Fituesi i cili ka fituar më shumë pikë do të zërë edhe vendin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Mësohet se Ardi Veliu ka grumbulluar më shumë pikë se 4 fituesit e tjerë të cilët dolën me nga 70 pikë.

Veliu është emri më i përfolur kohët e fundit për këtë posë, aktualisht është Drejtor i Policisë së Tiranës.

Konkursi nisi në orën 8:00, përbëhej nga 2 faza dhe pjesë e tij u bënë 28 policë. Faza e parë ishte ajo me shkrim, (testi me shkrim ka 100 pyetje) ku përgjigjet u korrigjuan me skadon dhe faza e dytë është ajo me gojë, ku policët do t’i nënshtrohen një pyetësori.

Të fundit