Flash News

KRYESORE

“Mos bëni seks me burra të huaj gjatë Botërorit”, politikania ruse paralajmëron gratë

Politikania ruse Tamara Pletnyova, anëtare e Partisë Komuniste u është drejtuar grave vendase që të mos kryejnë marrëdhënie me burra të huaj gjatë Kupës Botërore të Rusisë 2018.

“A do të ketë vajzat që do të takohen me meshkuj dhe do të mbeten shtatzënë? Ndoshta po, ndoshta jo. Ne duhet të lindim fëmijët tanë. Unë nuk jam nacionaliste, por gjithësesi. Unë e di se fëmijët do të vuajnë sepse do të braktisen dhe do të qëndrojnë këtu me nënën", është shprehur ajo.

Politikania Pletsova, gjatë fjalës së saj në dhomën e ulët të parlamentit, paralajmëroi dhe për një rritje të mundshme të numrit të nënave të vetme.

Ajo shtoi se, nëse gratë ruse martohen me partnerët e tyre të huaj pas lindjes dhe mund të përfundojnë të jetojnë jashtë vendit me bashkëshortët e tyre.

Linku origjinal këtu

 

Të fundit