Flash News

KRYESORE

'Mos bërja e tamponit nuk justifikon lëvizjen', Brataj: Kush ka shenja, ta konsiderojë veten të infektuar me COVID

'Mos bërja e tamponit nuk justifikon lëvizjen', Brataj: Kush

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj duke folur për shtimin e të prekurve me koronavirus tha se rritja gjatë muaj korrik vjen si rezultat i heqjes së masave kufizuese dhe “teprimit me mos respektimin e masave mbrojtëse”.

Në një intervistë me gazetaren e Euronews Albania, Bruna Çifligu, ai tha se në ditë 100 deri në 120 persona rekomandohen për testim nga Urgjenca Kombëtare.

Sipas Bratajt sjellja e virusit ka ndryshuar ndaj dhe në shumë raste pavarësisht kryerjes së tamponit shumë persona të infektuar rezultojnë negativë.

“Nëse virusi nuk kryen dëmtime nuk shfaqen simptoma ndaj edhe po të kryesh testim nuk del pozitiv. Ndaj është shumë e kujdesshme bërja e tamponit pasi një person pozitiv mund të dalë negativ dhe pas kësaj lëviz i lirshëm me këtë argument. Nëse je asimpotomatik është e vështirë që virusi të dalë nga kryerja e tamponit”, tha Brataj.

Për këtë arsye, doktori kërkon që të frenohet paksa ankthi që shumë njerëz kanë nga mos kryerja e testit. Ai tha se një person që ka simptoma duhet ta konsiderojë veten të prekur e të mos neglizhojë duke dalë nëpër rrugë.

“Një person që ka shenja dhe simptoma duhet ta konsiderojë veten të prekur dhe duhet të ruajë distancën dhe të mos dalë. Mos bërja e tamponit nuk duhet të justifikojë lëvizjen. Konsideroje veten të infektuar nëse ke shenja dhe ke qenë në kontakt me persona të infektuar. Pasi një person mund të ketë ngarkesë të vogël virale, sa që nuk e kap as tamponi”, tha Brataj.

Të fundit