Flash News

KRYESORE

“Mos bërtit, por falendero zotin”, pasagjeri grek tregon si i shpëtoi për dy minuta vdekjes në avionin ‘737 Max 8’

Dy burra, grek dhe arab, janë dy pasagjerët që humbën fluturimin, të dielën, me avionin ‘737 Max 8’ që udhëtonte nga Etiopia për në Kenia. Por ai shqetësim që përjetuan në minutat e para pasi u ishte ndaluar hyrja, u kthye për Antonis Mavropoulos dhe Ahmed Khalid në momentin që u shpëtoi jetën.

Avioni i kompanisë Boeing u rrëzua vetëm gjashë minuta pasi ishte ngritur nga aeroporti, duke i marrë jetën 157 njerëzve.

Greku Mavropoulos tregon se si reagoi kur stafi i sigurisë i tha se ishte dy minuta me vonesë dhe për këtë arsye nuk mund të hipte në avion.

“Kur arrita, pashë që hyrja ishte mbyllur dhe pasagjeri i fundit kishte hyrë në tunel. Bërtita që të hyja dhe unë brenda, por ata nuk më lejuan. U qetësova se më thanë që do të merrja një tjetër avion në 11.20, por më vonë më thanë që do të kishte sërish pezullim”, tregon Mavropoulos.

Pas anulimit të dytë, një prej rojeve të sigurisë kishte kërkuar nga pasagjeri grek që “të mos protestonte, por të falënderonte zotin.”

Edhe Ahmed Khalid  nuk arriti në kohë fluturimin për në Nairobi, por nervozizmi u shndërrua menjëherë në shok kur mësoi se avioni që kishte humbur ishte rrëzuar.

“Të gjithë po pyesnin punonjësit se çfarë kishte ndodhur, por nuk po merrnin asnjë përgjigje”, tregon Khalind momentet në aeroportin e Adis Ababa.

Aksidenti/ 13 shtete bllokojnë avionin ‘737 Max 8’, aksionet e Boeing bien me mbi 13%

Të fundit