Flash News

KRYESORE

Mos dekretimi i Cakajt, Berisha: Goditje e merituar për flamurtarët albanofob të Serbomadhisë!

Mos dekretimi i Cakajt, Berisha: Goditje e merituar për flamurtarët

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas vendimit të Presidentit Ilir Meta për të mos e dekretuar Gent Cakajn në postin e ministrit të Jashtëm.

Një goditje e merituar për flamurtarët albanofob të Serbomadhisë, e cilëson Berisha mos dekretimin e Cakajt teksa shton se “me këtë akt, shqiptarët duhet të jenë të vetëdijshëm se gjarprit në Tiranë dhe Prishtinë, pra me dy koka, iu pre bishti dhe jo kokat. Ato duhen shtypur një minutë e më parë”.

Postimi i plotë i Berishës

Gjarperit iu pre bishti por duhet shtypur koka!

Nje goditje e merituar per flamurtaret albanofob te Serbomadhise!

Te dashur miq, refuzimi me dekret i Presidentit te Republikes per te emeruar minister te jashtem te Shqiperise te propozuarin e Zografit bis, çirakun e argatit in chef, Baton Haxhiut ishte nje goditje e merituar e flamurmbajtesve albanofob te projektit te serbomadhise ne Tirane dhe ne Prishtine.

Por me kete akt, shqiptaret duhet te jene te vetedijshem se gjarperit ne Tirane dhe Prishtine, pra me dy koka, iu pre bishti dhe jo kokat. Ato duhen shtypur nje minute e me pare! sb

 

 

Të fundit