Flash News

KRYESORE

“Mos do taksojë edhe gruan në krevat”, revoltohen telefonuesit në emisionin e mëngjesit pas mbylljes së kanaleve analoge

Një ditë pasi hyri në fuqi vendimi i AMA-s për ndërprerjen e transmetimeve analoge dhe shikimin e kanaleve televizive vetëm përmes dekoderit, qytetarët nuk kanë nguruar të shprehin revoltën e tyre. Në emisionin e mëngjesit në ‘News 24’, ka patur një mori telefonatash, ku qytetarët janë shprehur të acaruar për këtë vendim.

“Pse na e ndërpret sinjalin? Kemi forcë ne të blejmë digitalb. Ne paguajmë taksë për televizorin pse duhet të heqë sinjalin? Mos duhet të na çojë edhe taksë për gratë ky qen bir qeni. Mos do na çojë dhe taksë për gratë që flemë në krevat. Vetëm kjo ka ngelur. A e kupton ky popull që po ikën pas politikës ”, tha një telefonues në emisionin “Koha për t’u zgjuar”.

Prej ditës së djeshme ka patur një dyndje edhe në dyqanet e Digitalb të qytetarëve për paguar në këmbim të rikthimit të kanaleve televizive, pasi Autoriteti i Mediave Audiovizive, ka mbyllur transmetimet analoge audiovizive për qarqet e Tiranës dhe Durrësit.

Të fundit