Flash News

KRYESORE

Mos do thuash ‘gëzuar Kurban Bajramin’? Ish-drejtoresha e shkarkuar bën një lapsus gjatë urimit të festës fetare

Besimtarët myslimanë festojnë sot Kurban Bajramin, një nga festat më të rëndësishme të kësaj feje. Festa nis me faljen e namazit herët në mëngjes e më pas me urimet më të mira të miqtë e të afërmit për mirësi e paqe për të gjithë.

Rrjetet sociale kanë gëluar deri tani nga urimet virtuale për festën e Kurban Bajramit. Ajo që tërhoqi vëmendjen ishte urimi i Monika Lubonjës, ish-drejtoresha e Teatrit Kombëtar të Kukullave, e cila u shkarkuar disa muaj më parë për abuzim me fondet.

“Spektakël me të rritur apo me fëmijët ?? Ku të shkoj ? 🤔🤔

Gëzuar Bajram Kurbanin !”, shkruan aktorja, e cila mesa duket ka dashur të shkruaj ‘Gëzuar Kurban Bajramin”.

Të fundit