Flash News

KRYESORE

Mos e beso po deshe. Për Taulant Ballën rrugëtimi i Shqipërinë drejt BE-së nisi në vitin 2014-ën

Për socialistët rrugëtimi i Shqipërisë drejt Bashkimit Europian nis në vitin 2014. Të paktën kështu shprehet kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla. Ai ka postuar në rrjetin social Facebook, detaje sa i takon një projekti bashkëpunimi mes Partisë Socialiste, Fondacionit “Qemal Stafa” dhe Institutit Demokratik Amerikan (NDI - National Democratic Institute).

Në postimin në fjalë, Balla thotë se “me kërkesë të të rinjve bëra një prezantim të pritshmërive tona lidhur me rekomandimin për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian”. Më tej, kreu i grupit parlamentar socialist shkruan se “bëra shkurtimisht një përshkrim të rrugëtimit të Shqipërisë drejt BE-së: Në vitin 2014 Shqipëria mori statusin e vendit kandidat dhe na përcaktuan 5 detyra kyce që të mundësohet hapja e negociatave”.

Mesa duket Balla e nis rrugëtimin europian të Shqipërisë nga koha kur PS ka ardhur në pushtet por harron që para kësaj, Shqipëria u anëtarësua në NATO, ju hoq regjimi i vizave, nënshkroi marrëveshjen e Asocil Stabilizimit si dhe një sërë marrëveshje të tjera të firmosura nga qeveria e demokratëve ndërsa PS në atë kohë në opozitë bënte çdo gjë për t’i bllokuar.

Të fundit