Flash News

KRYESORE

‘Mos fyeni me fjalë të ndyra ata që mendojnë ndryshe nga ju', Entela Kasi: Dy këshilla qeverisë për Teatrin Kombëtar

‘Mos fyeni me fjalë të ndyra ata që mendojnë ndryshe

Entela Kasi, pedagoge, shkrimtare dhe presidente e Albanian PEN Centre ka mbështetur protestën kundër shembjes së Teatrit Kombëtar.

Në një reagim në Facebook, Kasi ka një pyetje për kryeministrin Rama dhe kryetarin e Bashkisë Erion Veliaj:

‘Kush ju ka ndaluar të ndërtoni Tiranën?’-shkruan ajo.

Kasi jep edhe dy këshilla për drejtuesit e qeverisë lidhur me Teatrin Kombëtar:

“1. Mos dhunoni artistët dhe qytetarë të këtij vendi!

2. Mos fyeni me fjalë aq të ndyra ata që mendojnë ndryshe nga ju!”

 

Shënimi i plotë në Facebook

“Për Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë dhe për Kryetarin e Bashkisë Tiranë

Zotërinj, kush ju ka ndaluar të ndërtoni Tiranën?

Askush!

Sigurisht që askush nuk ju ndalon për aq sa vendim- marrësit jeni ju, sepse keni pushtetin, qeverisjen qendrore dhe atë lokale!

Ju thoni se jeni mazhoranca, apo shkurt e shqip- shumica!

Po ashtu është, keni gjithë përgjegjësinë për gjithçka!

Tash një pyetje për ju që keni pushtetin e plotë, - përse nuk restauroni godinën e Teatrit Kombëtar?

Nëse duhet një Teatër i ri, mundeni të ndërtoni diku tjetër, jo një por disa.

Vetëm në Bukuresht ka me dhjetëra, muze, e po ashtu edhe godina teatri!

Problemi është tjetër: e atë e dini vetëm ju, që keni si pushtetin po ashtu edhe përgjegjësinë!

Ajo që shkurt fare dua t'ju them janë dy këshilla sidomos sot: 1. Mos dhunoni artistët dhe qytetarë të këtij vendi!

2. Mos fyeni me fjalë aq të ndyta ata që mendojnë ndryshe nga ju!

Sa për propagandë vazhdoni se kjo ju bën nder, ju zhvesh në sytë e gjithkujt!”

Të fundit