Flash News

KRYESORE

"Mos guxo!" Meta paralajmëron Ramën: Po preke 5 qershorin, mua do më kesh në çdo shesh! Ti do ëndërrosh fatin e shokut tënd

"Mos guxo!" Meta paralajmëron Ramën: Po preke 5 qershorin,

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas deklaratave të Ramës nga Kuvendi, i cili e konsideroi sjelljen e Presidentit në takimin me homologun boshnjak, Xhaferoviç, si shembulli më negativ, duke shtuar se Meta nuk ka kapacitetin mendor dhe moral të përmbahet edhe kur është në krah të një përfaqësuesi të huaj.”

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta paralajmëroi edhe njëherë Ramën, ndërsa thotë “mos guxo të vesh dorë mbi marrëveshjen e 5 qershorit.”

“Mister 1 Prilli, ti gënjen edhe kur s’e hap gojën.

MOS GUXO të vesh dorë mbi Marrëveshjen e 5 Qershorit!

Shqipëria kurrë s’ka njohur trafikant më të papërgjegjshëm se sa ti, peng i bandave dhe armiqve të Shqipërisë.

Po e preke 5 qershorin, Ilir Metën do e kesh në çdo shesh të Shqipërisë dhe ti do ëndërrosh fatin e shokut tënd që ngeli dhe pa parti.

Nëse ndonjë mik i huaj të është ankuar për mua, kërkoji leje se e publikoj unë se çfarë i kam thënë, që ta dëgjojë mbarë bota se për ç’miq bëhet fjala”, shkruan Meta.

Të fundit