Flash News

KRYESORE

‘Mos hapja e negociatave gabim historik’, Conte: Italia do të luftojë për të dy vendet

‘Mos hapja e negociatave gabim historik’, Conte: Italia do të

Kryeministri i Italisë Giuseppe Conte gjatë konferencës të përbashkët me homologun Zoran Zaev tha se vendimi i KE për mos hapjen e negociatave me Maqedoninë dhe Shqipërinë është gabim historik. Ai shprehu gatishmëri të shtetit italian për mbështetje ndaj të dyja vendeve.

Conte po ashtu theksoi se duhet të gjendet mënyra për korrigjimin e këtij gabimi, pa harruar të përmendë faktin se Maqedonia e Veriut do të bëhet vendi i 30, pjesëtar i NATO-s.

"E vështirë të kuptoj këtë vendim. Integrimi i vendeve të Ballkanit është një përgjegjësi për BE nga e cila nuk mund të tërhiqet. Mbledhja e Këshillit Europian në muajin nëntor është një mundësi për të reflektuar mbi këtë vendim të nevojshme e të mundshëm. Italia do të jetë përherë në krah të  Shqipërisë e Maqedonisë  së Veriut", u shpreh Conte.

Të fundit