Flash News

KRYESORE

Mos hezitoni të vizitoni qytetin që është sinonim i natyrës...

Për ta plotësuar pazëllin e udhëtimeve tuaja dhe destinacioneve të jashtëzakonshme prej të cilëve merrni sensacione që nuk përshkruhen, duhet të thjeshtë të mos reshtni së kërkuari vende që janë krijuar për një botë përrallash.

E tillë është dhe Islanda, të cilën jo më kot e kanë quajtur sinonimin më të mirë të natyrës. Qyteti Reykjavik, është një prej destinacioneve më atraktive në Islandë, i cili ju ofron një copëz të vërtetë magjie nëse zgjidhni ta vizitoni atë.

Reykjavik është i njohur kryesisht për akullnajat, vullkanet dhe burimet gjeotermale. Është një qytet i vogël në krahasim me qytetet e tjera në Islandë, ka rreth 190 mijë banorë dhe shquhet për hotele të shumta luksoze.

Ky qytet është plot kontraste të forta, ku ndërtesat e vjetra jetojnë në harmoni me ndërtesat moderne, prandaj dhe konsiderohet si një nga qendrat kozmopolite më aktivet në vend.

Të fundit