Flash News

KRYESORE

"Mos hidhni shashka kot", Hajdari kërkon bojkotimin e mbledhjes së "Ligjeve": PS të çojë draftin e ri, ose nuk bëhemi pjesë e farsës

"Mos hidhni shashka kot", Hajdari kërkon bojkotimin e mbledhjes

Sikurse ishte paralajmëruar, Komisioni i Ligjeve është mbledhur sërish ditën e sotme për të bërë shqyrtimin nen për nen të drafteve të dorëzuara nga palët politike për Kodin Zgjedhor.

Në fjalën e saj, deputetja e opozitës së re, Rudina Hajdari, ka kërkuar sërish bojkotimin e mbledhjes së Komisionit, nëse nuk ka një propozim të ri për hapjen e listave.

Hajdari u shpreh se: “Nëse mazhoranca nuk bie dakord për hapjen e listave 100%, unë u sugjerojë që të dalim nga mbledhja dhe të mos bëhemi pjesë e një farse.”

"E para mesa kam kuptuar unë në një dalje publike të Gjiknuri tha ka një propozim të ri për listat e hapura, arsyeja se përse ne e lamë këtë mbledhje është mbi këtë pikë se nuk jemi dakord me propozimin e PS për hapjen e listave, nëse do kemi një propozim konkret nga PS, të n e çojë me e mail dhe ta shohim nëse është një formulë që pranohet nga të gjitha palët. E kam kontrolluar e mailin dhe nuk ka ardhur, nëse keni bërë një propozim të ri për listat e hapura, çojeni draftin dhe mos hidhni shashka kot. Nëse nuk kemi të qartë se çfarë duan këta për listat e hapura, dhe nuk bien dakord për hapjen e listave 100% unë u sugjerojë që të dalim nga mbledhja dhe të mos bëhemi pjesë e një farse. Sepse këta duan që ta cojnë të hënë në Kuvend këtë, nëse do rrimë këtu bëhemi pjesë e kësaj farse", tha Hajdari.

Të fundit