Flash News

KRYESORE

"Mos humb kohë me dokrra", Rama i 'shtrin dorën' Bashës: Le të vazhdojmë punën e nisur! Mos harro, s’presim dot gjatë

"Mos humb kohë me dokrra", Rama i 'shtrin dorën'

Kryeministri Rama ka reaguar pas deklaratës së Bashës, i cili ftesës së kreut të qeverisë do t’i përgjigjej me frazën“vendi yt pas zgjedhjeve të reja është në burg’. Ndërsa e cilëson reagimin e Bashës si të nxituar, Rama ‘i shtrin’ sërish dorën kreut të demokratëve, duke i kërkuar këtij të fundit të mos humbasë kohë, por të jap kontributin e tij në integrimin e 30 korrikut.

“5 qershorin aty e ke, top në Ligjin Zgjedhor”, thekson Rama, duke shtuar se ftesa për t’i bërë gjërat së bashku s’gjatë përgjithmonë pasi mazhoranca nuk pret dot gjatë.

“Prandaj mos humb kohë me dokrra të vjetra,duke përsëritur po atë avaz që ju ka çuar nga humbja në humbje, po le të vazhdojmë punën e nisur. 5 qershorin aty e ke, top në Ligjin Zgjedhor,ku tani duhet të integrojmë edhe 30 korrikun!Ta bëjmë së bashku e mos harro,s'presim dot gjatë!”, shkruan Rama.

Të fundit