Flash News

KRYESORE

“Mos i hap listat se do humbësh”, Hajdari debat me Baton Haxhiun: Fatkeqësi që keni besim më shumë te një autokrat se shqiptarët

“Mos i hap listat se do humbësh”, Hajdari debat me Baton

Analisti Baton Haxhiu ka këshilluar deputeten Rudina Hajdari, e cila garon në 25 prill me partinë e saj të re ‘Nisma’ që të mos insistojë për lista të hapura.

Duke debatuar në ‘Opinion’, Haxhiu këshillon Hajdarin se me këtë formulë do të humbasë.

“Palët që kanë udhëhequr Shqipërinë kanë bërë më të keqen. Nuk bëhen nga një narracion i zyrës. 26% në Shqipëri janë të majtë, 15-16% janë të djathtë. 4 vite më vonë, shifra ka qenë ndryshe, qendra ka fituar 38%. Ata nuk kanë përfaqësim, kanë ikur nga e majta dhe e djathta. Ndaj ju këshilloj që mos t’i hapësh listat se do zhgënjehesh, priji listës dhe vendos deputete e shëtit me ta në secilën qendër të Shqipërisë. Me lista të hapura do humbësh”, tha Haxhiu.

“Unë takoj njerëz çdo ditë, flas me gazetarë. Më japin shpesh mend, por ajo që kam unë dëshiurë është të bëj një grupim që do përfaqësoj shqiptarët”, tha Hajdari.

Duke folur më herët për listat e hapura, Hajdari e cilësoi propozimin e PS hileqar dhe insiston që në zgjedhje të shkohet me lista 100% të hapura.

“Kërkojmë lista të hapura 100% , partitë të bëjnë ofertën me kandidatët. Të vendosin listën fituese të deputetët nga qytetarit, jo e deleguar nga partitë.

Deputetët fitues të marrin më shumë vota dhe jo partia të vendosë listën fituese të kandidatëve, Propozimi i PS është mashtrues, se është e pamundur të thuhet renditja e listës. Ajo është listë e mbyllur.

Ju garantoj zoti Haxhiu që në Shqipëri që nga 2008 kemi patur parlamentin më të dobët, kriminelë, njerëz që nuk kanë folur një herë të vetme. Listat e hapura janë të lidhura me fatin e këtij vendi.

Baton Haxhiu: E kuptoj entuziazmin tënd e narracionin shkollar. Kur duash të analizosh duhet të ballafaqohesh me të vërtetën shqiptare. Po thoni një idealizëm i një politikane të re, por nuk përkon me të vërtetën. Mos harro se 25% e shqiptarëve janë të varfër, dëshira jotë nuk shkon deri te ata. Ata zgjedhin njeriun për të cilin shtyhen ta duan.

Hajdari: Fatkeqësi e madhe që keni besim aq shumë te një autokrat se shqiptarët, partite që kanë një Enver në krye. Ndaj përdor fakte dhe nuk përdoni eksperiencën time politike për të më treguar mua se bëj argumente apo jo.

Të fundit