Flash News

KRYESORE

“Mos ia jep...nëse nuk ka libra”, Kumbaro huazoi shprehjen e aktorit amerikan pa e cituar

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro habiti jo pak me një status jo dhe aq etik të publikuar në llogarinë e saj në ‘Twitter’, përmes të cilin kërkonte të ndërgjegjësonte të rinjtë të lexonin libra.

“Na duhet t’i bëjmë librat tërheqës sërish. Nëse shkoni në shtëpi me dikë dhe nuk ka libra, mos bëni seks me të. Mos i lini t’ju eksplorojnë, nëse nuk kanë eksploruar më parë universet sekrete të librave.”, shkruante Kumbaro .

Por nga një kërkim i thjeshtë në internet rezulton se ministrja Kumbaro i është referuar shprehjes së shkrimtarit, regjisorit dhe aktorit amerikan John Waters, edhe pse nuk e ka cituar emrin e tij.

S’pritet mirë mesazhi me nota seksiste i Kumbaros, Vokshi: Kuptoni se kush e qeverisë Shqipërinë!

Të fundit