Flash News

KRYESORE

“Mos ke qenë i dënuar se na nxjerrin në foto”, deputeti ironizon batutat e Ramës me biznesmenin: Do ta kishe bërë drejtor

“Mos ke qenë i dënuar se na nxjerrin në foto”,

Deputeti i PD, Gent Strazimiri ironizon batutat e kryeministrit Edi Rama me një biznesmen në Berat, kur i tha: “Bosi, mos ke ndonjë precedent kriminal se na nxjerrin në fotografi bashkë edhe...”.

Në një reagim në rrjetet sociale, Strazimiri e ironizon duke shkruar se nëse biznesmeni do të kishte qenë i tillë, atëherë Rama do ta kishte bërë ose deputet, ose drejtor, apo do t’i kishte dhënë ndonjë tender, referuar edhe nga denoncimet e fundit nga opozita apo “Zëri i Amerikës”.

Reagimi:

"Bosi" nuk duhet të ketë qenë as i dënuar, e as kriminel!

Po të kishte qenë i tillë, ti do e kishe bërë deputet, ose Kryetar Bashkie, ose drejtor burgu, ose kryetar Njesie administrative diku; do i kishe dhënë tendera a PPP siç ke bërë me secilin prej kriminelëve që dje t'i nxori ligji i dekriminalizimit, e sot po t'i nxjerr "Zëri i Amerikës" !

Do e kishe bërë... ja ashtu siç i bëre...në "batutë" e sipër...

P. S.

Një shoqëri, një vend, një popull, mundet edhe të bjerë VIKTIMË nën thundrën e një qeverie kriminelësh në një moment dobësie a hamullie!

Kjo deri në ditën kur KRIMINALIZIMIN e quan "batutë" dhe KRIMINELIN "batutaxhi"... aty nuk është më viktimë por BASHKËPUNËTORE!!!!

Të fundit