Flash News

KRYESORE

Mos kini frikë nga shqiponja! S’reagoi për dënimin nga FIFA, Edi Rama nis fushatën për Xhakajn dhe Shaqirin

Ndonëse nuk reagoi, pas dënimit që vendosi FIFA ndaj dy lojtarëve të Zvicrës me origjinë shqiptare, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, kryeministri Edi Rama bën një lëvizje surprizë ndaj tyre.

Në profilin e tij në ‘Favebook’, Rama është solidarizuar me mijëra shqiptarë, të cilët po mbledhin shumën e parave që FIFA vendosi si gjobë për dy futbollistët, përkatësisht nga 10 mijë franga, pasi festuan golat ndaj Serbisë me simbolin e shqiponjës.

Rama ka publikuar dy numra llogarie dhe fton shqiptarët të japin kontributin e tyre për të shlyer gjobën e FIFA-s nën siglën “Mos kini frikë nga shqiponja”.

“MOS KINI FRIKE NGA SHQIPONJA është emri i llogarisë bankare ku gjithkush mund të japë një kontribut simbolik, për të paguar gjobën absurde të FIFA-s ndaj Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqiri

Shenja e duarve shqiponjë është shenja jonë dalluese e komunikimit në raste gëzimi dhe me keqardhje për ata që e keqinterpretuan shenjën e gëzimit krejt spontan nga një moment i bukur sportiv, në bankë është hapur llogaria MOS KINI FRIKE NGA SHQIPONJA

Kjo llogari u hap falë nxitjes së shumë miqve të këtij rrjeti social nga e gjithë bota, si falënderim e mirënjohje për dy sportistët që ngritën peshë në një gëzim sportiv miliona shqiptarë”, shkruan Rama.

Të fundit