Flash News

KRYESORE

“Mos kini frikë, nuk ju bëj gjë”, Xhaferi u kthye kur pa se Xhuljeta merrte ende frymë, e qëlloi për herë të dytë

“Mos kini frikë, nuk ju bëj gjë”, Xhaferi u kthye kur

Gazetarja e ‘News 24’, Dorjana Bezat ka dhënë informacione të tjera nga momenti i ngjarjes tragjike në zonën e ‘Don Boskos’ në Tiranë, ku 31 vjeçari Xhafer Mata qëlloi për vdekje 19 vjeçaren Xhuljeta Çuni.

Sipas gazetares, Xhaferi dhe Xhuljana kanë debatuar për disa minuta me njëri-tjetrin, por kur vajza ka kthyer shpinën për t’u larguar, ai e ka qëlluar me armë zjarri. Në gjendje të rëndë psikologjike, Xhaferi është larguar për disa metra dhe armën e mbante në dorë. Ai u ka drejtuar armën edhe disa kalimtarëve aty pranë, të cilët kanë bërtitur të tmerruar. “Mos kini frikë, nuk ju bëj gjë”, mësohet t’u ketë thënë 31 vjeçari njerëzve në rrugë, por armën nuk e lëshonte nga dora.

Xhaferi është rikthyer sërish pranë Xhuljetës, e cila pavarësisht plagës që kishte marrë, kishte ende shenja jete. Në këtë moment, ai e ka qëlluar vajzën për herë të dytë, duke i marrë jetën.

Autori i vrasjes është larguar më pas nga vendngjarja për t’u ulur poshtë një peme dhe sapo ka dëgjuar sirenat e policisë, ka qëlluar veten me plumb në kokë. Ai ndërroi jetë pak minuta pasi ishte transportuar në spitalin e Traumës.

Tragjedia në Don Bosko, çfarë shkruante në ‘Facebook’ Xhafer Mata pak orë para se të kryente krimin

Vrasja në Don Bosko, tragjedia përsëritet 6 muaj pas vrasjes së Arielës nga ish-i dashuri te Fakulteti i Mjekësisë

Të fundit