Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Mirela Karabina
Ministria përgjegjëse për Arsimin, tani, në fund të vitit shkollor, ka shpërndarë një pyetësor ku i kërkon mësuesve të shprehen mbi ecurinë e “nismës” “tri lëndë në gjashtë orë”.
I shpërfillur në aplikimin e kësaj, medemek “nisme të prindërve”, në mesin e vitit shkollor, e cila ishte ndryshim strukturor i mësimit, tani, të denigruarit, të nëpërkëmburit dhe gojëmbyllurit mësues, i kërkohet që t’i vendosë “kurorën” kësaj marrëzie të Ministrisë së Arsimit.
Pra, mësuesit i duhet të tjetërsojë realitetin që ofron shkolla këto ditë: mësues e nxënës të çorientuar nga ky ndryshim i papritur strukturor i procesit mësimor, dëmtim të mësimdhënies dhe të nxënit, realizim të planit mësimor si “për të kaluar radhën”, deformim të modelit të aplikuar.
Por, Ministria nuk është mjaftuar vetëm me pyetësorin në letër, i cili lehtësisht evidenton mësuesit, por është shpërndarë dhe një link me disa pyetje ku i kërkohet mësuesve ta plotësojnë dhe ta dërgojnë me e-mail ose me smartphone, d.m.th mesazh i dokumentuar, tashmë, në arkivat e Ministrisë.
Pasi do ketë fjalët, me detyrim të mira, e mësuesve për këtë ndryshim, këtë çorientim të nxënësit, mësuesit dhe shkollës, ministria përgjegjëse për Arsimin, djallëzisht, do t’i bëjë mësuesit pjesë të marrëzisë së saj.
I mjeri mësues, nuk paska të sosur denigrimi i tij përballë shoqërisë!
Pra, mësuesit i kërkohet të paraqesë jo vetëm një realitet surreal, ashtu siç ministria e Arsimit dëshiron, sepse mësuesi është i identifikueshëm, por dhe të sugjerojë për më tej për këtë “të mirë’ të ndodhur, për këtë “sukses” të Ministrisë.
Në një shoqëri europiane nuk mund të ndodhë kjo.
Si mundet të përdoret kaq keq mësuesi?
Si mundet mësuesi të shpërfillet dhe të denigrohet duke e përdorur si “mjet” për arritjen e qëllimit të mbrapshtë të Ministrisë?
Si mundet të detyrohet mësuesi, drejtuesi dhe formësuesi i shoqërisë, të gënjejë shoqërinë, ta dizinformojë atë?
Arroganca e pushtetit kalon çdo kufi. Ministria përgjegjëse për Arsimin është duke ndërtuar një realitet siç ajo di, dhe siç ajo do. Tashmë, ndërrmarrja e “nismave e lëvizjeve” të njëpasnjëshme, aspak të menduara, sa me mësues, sa me nxënës e sa me prindër, e ka kthyer këtë ministri në dështake të pashmangshme.
Dështimi i saj ka prekur pjesë themelore, shkollën; dështimi i saj ka një impakt të madh.
Realiteti i hidhur që vjen nga shkolla është tregues i dëmtimit të madh që i është bërë mësuesit dhe shkollës.Të pamotivuar dhe të pakënaqur, të paqartë dhe të pasigurt në punën e tyre, mësuesit, realisht janë duke kaluar një makth, puna e tyre është kthyer në stres pasi ndihen të dobët për të përballuar këtë arrogance, e cila ka lëkundur aftësitë e tyre profesionale.
Me nisma e portale, me link-e e smartfonë, i mjeri mësues është shkëputur nga mësimdhënia, procesi më i rëndësishëm, sepse ai është kthyer në letër-shkrues, mbushës formularësh e dokumentash fiktive të vlerësimit të nxënësve dhe, së fundmi, plotësim pyetësorësh sa herë që ministria ka nevojë të fshihet si struc.
Të pambrojtur dhe të çarmatosur, mësuesit ndjehen të pafuqishëm për të kundërshtuar, por më keq akoma, të detyruar t’i thurin lavde shpërfilljes dhe denigrimit që i bën pushteti duke shkelur mbi personalitetin dhe figurën e tyre.
Ky është plotësisht rrënim.
Po, pse është kaq e vështirë të bëhen gjërat në rrugë të drejtë?!
Sigurisht, që ministria do të duhet të marrë vlerësime dhe sugjerime nga nxënësit, mësuesit, prindërit për ndryshime të ndodhura. Dhe, kjo është normale dhe e domosdoshme kur proceset janë të menduara mirë, kur grupe specialistësh vendosin për ndryshime në përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies dhe të nxënit dhe përcaktojnë dhe kohën kur do të ndodhë.
Por, këtu ngërçi fillon që në zanafillë, pra ndryshimi në strukturën mësimore “tri lëndë në gjashtë orë” nuk ishte i qartë dhe me argumente jo bindës, sepse, në fakt, nuk ishte në rrjedhë normale: nuk ishte vendimmarrje specialistësh, dhe u aplikua në mesin e vitit shkollor.
Njoftimi nëpërmjet medias të këtij ndryshimi në përmbatje të procesit mësimor i gjeti të gjithë aktorët të papërgatitur. Në këtë çoroditje të sistemit, krijuar nga vetë ministria, të kërkosh vlerësim nga mësuesit të një procesi të deformuar, pasi shkolla kishte planifikur tjetër strukturë, është t’i denigrosh mësuesit përballë nxënësve të cilët kanë jetuar këtë anormalitet, t’i denigrosh mësuesit përballë prindërve të shqetësuar për të nxënët e fëmijëve dhe t’i denigrosh mësuesit përballë shoqërisë si të paaftë në menaxhimin e situatës.
Po si mund t’i pyesësh të gjithë këto aktorë kur nuk i bëre pjesë të ndryshimit?
Djallëzia e përfshirjes së mësuesit në papërgjegjshmërinë e ministrisë duke e përdorur edhe si sukses të saj, është dështimi dhe fundi i marrëzisë së shkatërrimit të mësuesit dhe shkollës.
Mësuesi nuk mund të jetë plotësues tekash i ministrisë, ai është krijues, orientues dhe drejtues i shoqërisë.
Përballë fuqisë së të mirit mësues, pesha e ministrisë është e papërfillshme.
Dhe, ministria e Arsimit, ministria e fëmijëve duhet ta dijë mirë këtë.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38