Flash News

KRYESORE

"Mos liberalizimi i vizave të Kosovës, një turp për BE!" Rama 'i vërsulet' Evropës: Integrimi rajonal, valvul e rëndësishme shkarkimi

"Mos liberalizimi i vizave të Kosovës, një turp për

Kryeministri Rama ka sulmuar Bashkimin Evropian përsa i përket çështjes së liberalizimit të vizave të Kosovës, duke u shprehur se ky është një turp. Sipas Ramës, mosliberalizimi i vizave për Kosovën është pasi disa vende të BE-së i ka marrë peng logjika elektorale dhe ky është një turp dhe e pa justifikueshme.

“Mos liberalizimi i vizave është një turp për BE. Është një turp dhe e pa justifikueshme kur mosliberalizimi i vizave vijon të mbetet në fuqi, jo për shkak se Kosova nuk ka bërë detyrat, por sepse është marrë peng në dinamikat e ndryshme në vendet e BE-së, është marrë peng nga logjika elektorale në vende të ndryshme të BE. Kosova duhet të pres të mbarojnë një palë zgjedhje në një vend, ose sërish zgjedhjet në një vend tjetër.

Ndoshta kjo është surreale,por Kosova duhet të urojë që të marrë fund procesi i demokracisë dhe zgjedhjeve në Evropë për të mbërritur tek liberalizimi.

Kam folur pafund për këtë çështje dhe nuk kam arritur të kuptojë asgjë nga ato që thonë. Kosova e paguan me liberalizimin e vizave, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut e paguan me procesin e integrimit dhe në këtë mënyrë, rajoni e paguan në tërësi.

Kjo është arsyeja pse unë jam i bindur se integrimi rajonal nuk është një alternativë e integrimit evropian, por është një valvul e rëndësishme shkarkimi.

Integrimi i tregjeve në rajon nuk sjellë asngjë të keqe veçse më shumë mundësi për paqen dhe një gjë shumë themelore siç është njohja e Kosovës nga Serbia”, ka thënë Rama.

Të fundit