Flash News

KRYESORE

“Mos luaj kaq mirë se nuk të merr Kombëtarja”/ Bakaj ‘thumbon’ trajnerin Reja duke ‘këshilluar’ Çekiçin

‘Endri Çekiçi ishte protagonist ditën e djeshme, teksa realizoi një supergol me fanellën e Olimpja Lubijana në triumfin 3-1 ndaj Bravos. Vetëm 3 minuta i mjaftuan pogradecarit, teksa goditi saktë më të djathtën duke përshëndetur rrjetën’, raporton Panoramasport.

Pas përfundimit të ndeshjes, Çekiçi ka ndarë golin me miqtë dhe ndjekësit e tij në instagram. Ndër komentet e shumta, më pikanti ka qenë ai i sulmuesit Elis Bakaj, i cili e ka  “këshilluar” pogradecarin të bëjë kujdes dhe të mos luajë kaq mirë, pasi mund të mos e marrë Kombëtarja.

“Mos luaj kaq mirë vëlla sepse nuk të merr Kombëtarja, luaj çka se mbase të marrin. Bravo vëlla”,  ka komentuar Bakaj. Ndërkohë ka ardhur përgjigja e Çekiçit, i cili ka shkruar: “Shumë flm vëlla, duhet menduar edhe kjo”

Ky ka qenë një mesazh thumbues për trajnerin e kuqezinjve, Edi Reja, i cili e ka harruar Çekiçin, pavarësisht formës së mirë që po kalon skuadra e tij.

Të fundit