Flash News

KRYESORE

"Mos ma drejto gishtin, s’jam shoku yt", socialistët përplasen me njëri-tjetrin në Komisionin e Ligjeve

"Mos ma drejto gishtin, s’jam shoku yt", socialistët

Mbledhja e Komisionit Parlamentar të Ligjeve është shoqëruar me debat mes socialistëve.

Deputeti Bashkim Fino dhe kreu i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja,janë përplasur me fjalë.

Debati nisi gjatë raportimit vjetor të Avokatit të Shtetit, Artur Metani. Shkak u bë përgjigjja e Metanit, pas pyetjes së  deputetit Fino mbi vendimin e Gjykatës së Strasburgut mbi pallatin e familjarëve të Lulzim Bashës në Vlorë, raporton Ballkaneweb.

Metani e etiketoi Finon si deputet, pa i përmendur emrin dhe kjo nuk i pëlqeu këtij të fundit, i cili tha se ka quhet Bashkim Fino dhe ka 22 vjet në këtë post.

Në këtë moment kryekomisioneri Manja, i tha Finos të mos i drejtonte gishtin, pasi nuk ishte shoku i tij.

https://www.youtube.com/watch?v=WHIuXwFS16E

Të fundit