All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

“Mos me prek se do të përplas andej”, gjyqtarja përplaset me policinë: Le të varroset familja ime, Sako s’e meritonte mandatin

“Mos me prek se do të përplas andej”, gjyqtarja
All - Paragraf - 1

Gjyqtarja e komanduar e Apelit të Korçës, Mimoza Margjeka është përplasur sërish me policinë pas seancës së Gjykates se Posacme Kundër Krimit dhe Korrupsionit, e cila la në fuqi masën e ‘arrestit të shtëpisë’.

All - Paragraf - 3

Ajo e kundërshtoi masën e sigurisë arrest shtëpie në Gjykatën ne Posaçme të Apelit, pasi, sipas saj, nuk ka asnjë provë dhe kërkoi që seanca të zhvillohej me dyer të hapura.

Ajo është përplasur me policinë, pasi ka kërkuar të komunikojë me median, pasi sipas saj procesi ndaj saj është goditje politike.

Sipas gjyqtares, ish kryetarja e bashkisë së Durrësit, Valbona Sako nuk e meritonte mandatin, ndërsa Margjeka ishte e vetmja gjyqtare që e cilësoi nul në zgjedhjet e 30 qershorit.

"Ky shtet nuk bëhet më, nuk bëhet shteti me monstra. Ky eshte shtet mafioz me banda e kriminele. Harrojeni se guxon njeri t’i dalë përballë shtetit. (mos më prek).

Kërkova mediat por nuk u lejuan. Gjyqtarët janë të frikësuar nga vettingu. Ma kanë bërë gjyqin përballë se mora vendimin për njerëzit. Vendimi i gjykatës së Durrësit (më lërë të flas, mos më prek) është bërë se nuk i dhashë mandatin Bashkisë së Durrësit. Le të varroset familja ime. nuk e meritonte mandatin. Mos më prekni. Është bërë me një kërkesë të Partisë Socialiste, po të ishte politike do të ishte këtu e më mbronte, mos më prek se do të përplas andej", u shpreh gjyqtarja mes tensioneve me policinë, e cila më pas e shoqëroi në automjet policie.

SPAK e akuzon për korrupsion pasi dyshohet se ka marrë 6 mijë euro për të zbutur masën e sigurisë për një të paraburgosur për trafik klandestinësh, Orion Bali, duke vendosur nga nga arrest me burg në granaci pasurore.

Të fundit