Flash News

KRYESORE

“Mos më thuaj mua kush je ti”, Ahmetaj përplaset me deputetin e opozitës parlamentaren: Nuk flitet në këmbë

Është ndërprerë për pak minuta mbledhja e Komisionit të Ekonomisë. Shkak është bërë një debat mes kreut të komisionit, Arben Ahmetaj dhe deputetit të opozitës parlamentare, Alban Zeneli.

Ndërsa po diskutohet për rishqyrtimin e katër dekreteve të kthyera nga presidenti gjatë dy muajve të fundit, Ahmetaj ka debatuar në një moment me Zenelin. Ky i fundit ka qenë në anën e mediave në këmbë në momentin e debatit;

Ahmetaj: Kush je ti? Je anëtar?

Zeneli: Jam qytetar i thjeshtë

Ahmetaj: Nuk flitet në këmbë, po deshe ulu e vazhdo bëj pyetje dhe ngre ceshtje sa të duash

Zeneli: Mos fol me mua ashtu

Ahmetaj: Unë mbyll komisioni deri kur të vendoset rregull

Zeneli: Intimidime me deputete mos bëj dhe ti mos më thuaj mua kush je ti.

Deri tani janë rrëzuar dekretet e Presidentit Ilir Meta “Për privatizimin dhe dhënien në përdorim shoqërive tregtare dhe institucioneve shtetërore të ndërmarrjeve apo objekteve të veçanta, mjeteve kryesore dhe mjeteve të xhiros së këtyre ndërmarrjeve” dhe “Për kthimin e ligjit nr. 50/2019 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 125/2013, “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, të ndryshuar””.

Dekreti “Për miratimin e kontratës së koncesionit/PPP ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, si autoriteti kontraktor, dhe “Gjikuria”, sh.p.k., si koncesionari, dhe shoqërisë koncesionare “Rruga Orikum - Llogara”, sh.p.k., për projektimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugës “Porti i jahteve - By-Pass Orikum - Dukat (ura e Shën Elizës)””

Dekreti “Për miratimin e kontratës së koncesionit/PPP ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, si autoriteti kontraktor, shoqërisë “ANK”, sh.p.k., si koncesionari, dhe shoqërisë “Bardh konstruksion”, sh.p.k., si shoqëria koncesionare, për projektimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e segmentit rrugor Milot – Balldren””

Të fundit