Flash News

KRYESORE

“Mos na e prishni fëmijërinë!” Rikthehet “Home Alone”, por ndjekësit nuk janë dakord

“Home alone” është nga filmat më të bukur ndër vite, që na sjell nostalgji për fëmijërinë sa herë e shohim.

Për ata që e adhurojnë filmin e Krishtlindjeve, ka një lajm të mirë.

“Disney” raportoi se filmi klasik i viteve ’90 do të risillet për brezin e ri, së bashku me filmat “Night at the Museum” dhe “Diary of a Wimpy Kid”.

Protagonist ii  “Home Alone”,  8-vjeçari guximtar Kevin McCallister  u detyrua të mbrojë shtëpinë e tij nga dy hajdutë, pasi prindërit e lanë vetëm për pushime.

Më pas filmi pati edhe tre pjesë të tjera në vitet 1997, 2002 dhe 2012, por asnjëra prej të cilave nuk kishte Culkin si protagonist.

Ato nuk ishin aq të njohura sa dy të parat dhe u kritikuan shumë nga fansat e filmit.  Ndërsa rikthimin e filmit të ri fansat nuk e kanë pritur mirë.

“Jooooo, Disney mos na e prish fëmijërinë!”, shkruajnë fansat e filmit në Tëitter.

Disa prej tyre kanë kritikuar Disneyn për mungesë të originalitetit dhe thjesht nuk janë dakord që “Home Alone” të bëhet sërish nga e para.

 

Më poshtë kritikat e fansave

Të fundit