Flash News

KRYESORE

“Mos na ndrydhni ëndrrat, virusi jeni ju”, maturantët protestë para min. së Arsimit: Provimi absurd, s’kishte lidhje me njohuritë tona

Një ditë pas provimit të dytë në gjuhë shqipe dhe letërsi, maturantët kanë dalë sot në protestë para Ministrisë së Arsimit.

Me thirrjet “mos na ndrydhni ëndrrat”, “virusi jeni ju”, apo “ministria e turpit”, maturantët kanë kërkuar të bëhet një rivlerësim i dytë, pasi sipas tyre pyetjet nuk kishin lidhje me njohuritë e marra deri tani dhe se ishin subjektive, në kushtet kur përgjigjet e ofruara ishin me alternativa.

“Teza nuk ishte e menduar mirë, por kishte alternativa subjektive kur pyetjet ishin subjektive, pra secili mendon ndryshe përgjigjen”, u shpreh një maturant.

“Testi nuk ishte i vështirë, por i pazgjidhshëm. Provimi ishte absurd, ne testohemi për 12 vite , dhe testohemi se cfarë bëri turi dhe alpinistja, ishte provim pa lidhje”, shprehet një tjetër protestuese maturante.

Të rinjtë kanë bllokuar paraditen e sotme qarkullimin e mjeteve në Rrugën e Durrësit ku ndodhet godina e Ministrisë së Arsimit.

Ata kanë paralajmëruar bojkotin e provimeve të radhës dhe se do vijojnë protestat e tyre për plotësimin e kërkesave të tyre.

Të fundit