Flash News

KRYESORE

“Mos planifikoni pushimet”, Von der Leyen thirrje evropianëve: Duhet të mësohemi të jetojmë me virusin

“Mos planifikoni pushimet”, Von der Leyen thirrje evropianëve:

“Mos i rezervoni akoma pushimet verore”, është porosia e Presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen drejtuar qytetarëve të Evropës. Kjo thirrje vjen në një kohë që udhëheqës të ndryshëm të Europës kanë artikuluar thirrjet për mbajtjen mbyllur të kufijve deri në vjeshtë, për shkak të pandemisë së koronavirusit. Franca ka bërë thirrje që Europa të mbajë kontrolle të rrepta në kufijtë e saj me vendet që nuk janë pjesë e zonës Shengen deri në tetor të këtij viti.

Deri më tani ka pasur më shumë se 130 mijë raste të konfirmuara me koronavirus në Francë dhe më shumë se 14 mijë vdekje. DailyMail, media britanike, e komenton këtë gjë si një veprim që “mund të shkaktojë përçarje të mëdha për britanikët që shpresojnë të udhëtojnë në Evropë për pushimet e tyre verore”. Von der Leyen e bëri deklartën, ku u kërkon evropianëve të mos planifikojnë pushimet e tyre verore, në një intervistë për gazetën gjermane ‘Bild’.

“Unë do t`i këshilloja të gjithë të presin para se të bëjnë planet e pushimeve. Për momentin askush nuk mund të bëjë parashikime të besueshmë për korrikun apo gushtin. Duhet të mësojmë të jetojmë me këtë virus për shumë muaj, me siguri deri në vitin e ardhshëm”, tha shefja e Komisionit Evropian. Udhëtarët që shpresojnë për disa ditë me diell veror në muajt e ardhshëm tashmë po përballen me pasiguri.

Të fundit