Flash News

KRYESORE

“Mos prisni që Serbia të njohë autonominë”, Rama për debatet e ndarjes së Kosovës: Është luftë diplomatike e shah dhe jo boks

“Mos prisni që Serbia të njohë autonominë”, Rama

Kryeministri Edi Rama hodhi poshtë nëse një ditë Shqipëria do të padisë Serbinë për gjenocid bashkë me Kosovën, ndërsa shtoi se askush të mos presë që Serbia të njohë autonominë.

Duke folur për debatin e ndarjes së Kosovës nga një grupim i përfolur i brendshëm me në krye Hashim Thaçin sic e tha Rama, kryeministri shtoi se janë teori konspirative dhe që nuk kishte si të ndodhte.

“Ne jemi një komb, por jetojmë në dy shtete dhe shtëpi të ndryshme. Me sa di një shtet nuk mund të bëjë padi në emër të një shteti tjetër.

Kjo që ka ndodhur me presidentin e Kosovës nuk mundet të përballohet duke bërë sikur po intensifikojmë luftën me Serbinë, përkundrazi bërja sikur duke filluar nga "fletërrufetë” vetëm dobëson pozicionin e Kosovës dhe forcon pozicionin e Serbisë.

Ndonjëherë në situata të tilla aleatët më të mëdhenj të kundërshtarin janë ata që bëjnë sikur e luftojnë kundërshtarin më të fortë. Fqinjin nuk e zgjedh, duhet të bësh paqen për fëmijët e tu.

Në një proces si ky duhet bërë pyetja, ke i dy shtet, jemi rast unikal. nga ana tjetër sfida e paqes komplikohet aq më shumë shohim të prevalojnë instinktet dhe metodat e vjetra që në historinë tonë na kanë shkatërruar , të sherrnajës edhe për interese strategjike.

Nuk mund të jemi të përçarë për njohje përfundimtare. Presim që presidenti i Serbisë të njohë Kosovën? Mos i pritni këto! Nuk kanë për të ndodhur kurrë. Është shah, jo boks. Ne e kemi të lehtë të bime në gracka fare banale sic është gracka e një grupi që qenka angazhuar në një pazar për ndarjen e Kosovës dhe një tjetër për mbrojtjen e Kosovës, nga armiku i brendshëm.

Armiku i brendshëm në Prishtinë e Tiranë, histori që fatkeqësisht ka që e besojnë. Kjo është tallje me Kosovën. Si u ndaka Kosova fshehurazi me në krye Thaçin, ku do ta çonin Kosovën e ndarë apo do e fusnin në bagazh të makinës si me Pacollin. Do ta sillnin në Kuvend dhe do duhet ta kalonin me referendum, po si ndodhte kjo?

Kushdo që nxit prishjen e dialogut, historitë e konspiracionit dhe gjasme lufta botërore e Serbisë me fb thjeshtë bën “ha bukën e shpish dhe bën duvane e komshiut”, tha kryeministri.

Të fundit