Flash News

KRYESORE

Mos-rikandimi i Veliajt, Pandeli Majko: Edi Rama do të dëmtonte veten

Mos-rikandimi i Veliajt, Pandeli Majko: Edi Rama do të dëmtonte veten

Ministri i Diasporës, Pandeli Majko, ka komentuar për mundësinë që Erion Veliaj të mos kandidohet nga kryeministri Edi Rama për një mandat të dytë në krye të bashkisë së Tiranës.

Gjatë emisionit ‘A’, Majko deklaroi: “Edi Rama me këtë do të dëmtonte veten se sa Erionin.”

Me këtë qëndrim, ministri Majko bëhet figura e parë e rëndësishme te socialistët, që del hapur në favor të rikandidimit të kryebashkiakut akutal.

I pyetur nëse Veliaj dhe grupi i tij në PS mund të kërkojnë drejtimin e partisë, Majko theksoi se kjo nuk do ndodh deri sa Rama të jetë në postin e kryeministrit.

Përplasja për teatrin, Pandeli Majko: Edi Ramës i dorëzova dorëheqjen si ministër

Të fundit