Flash News

KRYESORE

‘Mos rrezikoni me PPP’/ Rama reagon ndaj Bashës në takimin me investitorët: Bëjnë ftesa për t’ju djegur bankat, për t’ju turrur shtëpive tuaja

‘Mos rrezikoni me PPP’/ Rama reagon ndaj Bashës në takimin

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj letrës që kreut i opozitës Lulzim Basha u dërgoi bankave të nivelit të dytë dhe Guvernatorit të Shqipërisë, që mos të rrezikojnë duke financuar PPP-të.

Në takimin me sipërmarrësit e kompanive kryesore në Shqipëri për projektin ‘Shqipëria solidare’, kryeministri Rama tha në adresë të Bashës ‘se bëjnë ftesa për t’ju djegur bankat, për t’ju turrur shtëpive tuaja’.

“Ndërkohë që fryma e agresivitetit kundër përfaqësuesit të një familje të madhe apo kundër këtij gogolit, “oligarkut” rritet dhe ju e dini shumë mirë, pasi i keni parë dhe dëgjuar të gjithë që arrihet deri në pikën që dilet nëpër televizor dhe flitet në emër të shoqërisë dhe të pavarurve dhe bëhen ftesa për të djegur ndërmarrjet tuaja, bëhen ftesa për të djegur bankat.

Bëhen ftesa për t’ju turrur shtëpive tuaja do të ishte ndoshta jo e mirëkuptueshme por e kuptueshme nëse do të kishim të bënim me një realitet kur një grup njerëzish me para vendosin për shoqëritë. Apo vendosin për çdo gjë që parlamenti miraton, por nuk ka gjë më larg të vërtetës sesa kjo dhe sesa ideja që këtu një grup njerëzish e ka fushë me lule apo që kush është kompani e madhe apo biznesmen apo biznesgrua në këtë nivel nuk ka probleme”, tha Rama përpara investitorëve.

Të fundit