Flash News

KRYESORE

“Mos rrini në kafene”, studentët e Shkodrës i bashkohen protestës

“Mos rrini në kafene”, studentët e Shkodrës i

Vijon protesta e studentëve edhe sot në ditën e pestë të saj.

Ajo që ra në sy që në krye të herës ishte pjesëmarrja edhe të studentëve të Shkodrës në këtë protestë.

Ata kanë mbërritur të organizuar që në orët e para të mëngjesit, duke zbatuar axhendën e parashikuar të të rinjve, fillimisht duke marshuar në rrugët e Tiranës e më pas për t’u mbledhur para godinës së Ministrisë së Arsimit.

“Bashkohuni me ne, mos rrini në kafene” është thirrja e të rinjve shkodranë gjatë marshimit.

Kërkesat e studentëve janë:

  1. Përgjysmim i tarifës së studimi

    2. Rritja nga 10% në 50% e peshës totale të votës së studentëve për të zgjedhur kandidatët për dekan/rekor dhe rritja e përfaqësisë së studentëve në senatin akademik me 20%.

  2. Mbështetur në nenin 99 mbi Këshillet Studentore, Ligji i Arsimit të Lartë pika 2 kërkojmë që Bordi i Administrimit të IAL-ve të ketë numër të barabartë votash si nga Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe IAL-të dhe të shtohet një përfaqësues në këtë bord nga studentët.

    4. Mbështetje e studentëve për kërkime shkencore.

    5. Mbështetje e studentëve të doktoraturës me fonde për kërkimin shkencor.

    6. Përmirësim i kushteve të konvikteve të Universiteteve.

    7. Dyfishim i buxhetit për arsimin e lartë.

    8. Pajisja e të gjithë studentëve me kartën e Studentit brenda vitit akademik 2018-2019.

    Presim përgjigje zyrtare me shkrim deri në orën 14:00. Kërkesa drejtohet nga Këshilla studentor.

Të fundit