Flash News

KRYESORE

‘Mos t’i rrejë mendja për tërheqje’/ Pushimi i çështjes ndaj Brahos, paralajmëron Agron Tufa: Së shpejti padi më të rënda

‘Mos t’i rrejë mendja për tërheqje’/ Pushimi i

Gjykata vendosi ditën e djeshme të pushojë çështjen e Agron Tufës ndaj deputetit socialist Spartak Braho.

Në prill të këtij viti ish-Drejtori i Institutit të Studimeve për Krimet e Komunizmit pati një debat me deputetin Spartak Braho. Tufa ngriti padi  ndaj tij për “shpifje” dhe “fyerje”.

Pas kësaj ka reaguar ashpër ish-Drejtori ekzekutiv i Institutit për Studimin e Krimeve dhe pasojave të Komunizmit në Shqipëri (ISKPK), Agron Tufa.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Tufa shkruan se do të depozitojë së shpejti padi akoma më të rënda për Brahon.

“Le të ngazëllejë për pak gazeta “Transheja e kuqe”, organ i ish-Sigurimit, veglave të tij dhe qenefeve komuniste-enveriste për pushimin e padisë ndaj Braho & co, me shkak procedurat. Së shpejti do të ketë depozitim për një sërë padish të reja edhe më të rënda, në shkallë të gjerë.

Mos t’i rrejë mendja për tërheqje! Jam qytetar dhe do të respektoj ligjet, derisa të bëhet funksional shteti ligjor. Nuk do të mund të më fshihen dot në të drejtën time të ligjshme para drejtësisë!”, shkruan Tufa.

Të fundit