Flash News

KRYESORE

Mos u gënjeni nga dielli i mëngjesit, shihni motin para se të dilni nga shtëpia

Ndonëse është parashikuar që qershori të karakterizohet nga temperatura më të larta se normalja e kësaj periudhë, gjatë ditëve të fundit vendi është dominuar nga reshjet dhe rrebeshet.

Ashtu si dje, edhe sot pritet të ketë reshje shiu, kryesisht në Tiranë, Kukës, Dibër, Elbasan, Fier, Berat dhe Korçë.

Parashikimi sipas Institutit të Gjeoshkencave

Sot priten reshje mesatare, por lokalisht deri intensive në qarqet Kukës, Dibër, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat dhe Korçë (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Në zona të kufizuara reshjet mund të jenë edhe në formë shtrëngate, më të mundshme në pjesët kodrinore-malore të qarqeve gjatë pasditeve dhe mbrëmjeve.

TEMPERATURAT

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 21 / 27 °C

në vendet e ulëta: 18 / 24 °C

në vendet malore: 14 / 22 °C

Të fundit