Flash News

KRYESORE

“Mos u merr me këtë punë, amerikanët janë në mes”, deputeti rikthen debatin e Afrim Qendros me gazetarin

“Mos u merr me këtë punë, amerikanët janë në

Pas vendimit të Autoriteti Rrugor për të pezulluar tenderin për lotin numër 1 të Unazës së Re, referuar denoncimeve se kompania që e ka fituar këtë tender ka falsifikuar dokumentet, deputeti dhe nënkryetari i PD, Edi Paloka ironizon përgjigjen e Afrim Qendros, drejtorit të ARRSH-së kur iu përgjigj pyetjes së gazetarit Blendi Fevziu kur kishte kërkuar informacion për firmën fantazmë që ka marrë 20 mil euro; “mos u merr me ketë punë se janë amerikanët në mes...”

“Si i kishte thëne drejtori i ARRSH gazetarit kur kishte kërkuar informacion për firmën fantazmë që ka marrë 20 mil euro; “mos u merr me ketë punë se janë amerikanët në mes...”

Tani të gjithë këta , nga Arta Marku tek Edvin Rama e dinë mirë se duhet ta marrin seriozisht e mos i gënjejë mendja se do e kalojnë me pelivanlliqe dhe këtë skandal SE JANE DHE AMERIKANËT NË MES...”, shkruan Paloka.

Të fundit