Flash News

KRYESORE

Mos u ndikoni nga vajzat e ekranit, ju jeni më të bukura se ato

Instagrami është bërë një nga rrjetet sociale më të popullarizuara në botë, duke shkëputur njerëzit nga realiteti në kërkim të perfektes. Profile të ndryshme në ‘Instagram’ ofrojnë një botë luksi dhe perfeksioni çka i bën të ndihen keq ata që nuk mund të arrijnë të udhëtojnë, të vishen me marka të shtrenjta dhe të jenë të bukura.

Para se të ndiheni keq dhe pa fat për botën ku jetoni, kuptojini mirë disa gjëra.

Shumica e vajzave të ekranit (jo vetëm në Shqipëri por ne po ndalemi më shumë në vendin tonë), kanë kryer ndërhyrje estetike duke bërë përmirësimë të dukshme ose jo por që kanë rregulluar defektet.

Blogeret, këngëtaret dhe modelet në Shqipëri vishen me marka të shtrenjta dhe me rroba të bukura sepse dyqanat ua ofrojnë atyre. Pra, i bëjnë reklamë dyqaneve dhe kështu, dyqani ‘grumbullon’ klientë ndërsa vajzat tona “bukuroshe” vishen me markat më të fundit.

Kjo nuk vlen për të gjitha padiskutim, pasi shumë prej këngëtareve, falë punës tyre kanë të ardhura të mjaftueshme për t`i bërë qejfin vetes edhe me blerje të shtrenjta.

Pra, të dashura vajza të thjeshta dhe ndoshta jo me mundësitë e duhura financiare për t`u veshur aq bukur sa “superstaret” tona të Shqipërisë: Një devijim kockë e hundës apo një buzë e hollë nuk ju bën juve më pak të bukur dhe tërheqese. Shumë mirë mund të dukeni bukur edhe me rroba të lira, mjafton të keni ide dhe të dini t`i kombinoni.

Mungesa e luksit dhe parasë nuk ju bën juve më pak të bukur dhe më pak të zgjuar. Ata ishin njësoj si ju. Madje ju jeni më të bukura në natyralitetin tuaj.

Dhe mos harroni se natyralja është në modë.  

Më poshtë keni disa foto të vajzave më të njohura në Shqipëri që kanë bërë ndërhyrje estetike dhe të disa të tjerave që vishen me sponosorizime (që do të thotë, rrobat ofrohen falas nga dyqani që i vesh ose paguhen për të postuar një foto me rrobat e dyqanit).

 

Të fundit