Flash News

KRYESORE

“Mos u ngref si sorra në gjem”, ish-Këshilltarët e LSI: Veliaj kërkon të mohojë identitetin kulturor, të tërhiqet!

“Mos u ngref si sorra në gjem”, ish-Këshilltarët e

Grupi i ish-Këshilltarëve të LSI-së, dënon vendimin e marrë nga Bashkia e Tiranës për prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

Në një reagim zyrtar, ish-Këshilltarët shprehen se do të qëndrojnë në mbështetje të artistëve, që janë shprehur kundër këtij vendimi të cilin ata e cilësojnë të paligjshëm dhe të falsifikuar.

Ndër të tjera, ata i drejtohen kryebashkiakut Veliaj me një shprehje tiranase "Mos u ngref si sorra në gjem”, që të tërhiqet nga ky vendim, që sipas të cilëve kërkon të mohojë identitetin kulturor.

Reagimi i plotë:

Dje Këshilli Popullor i Komitetit Ekzekutiv të Tiranës, ka miratuar në errësirë fshehtas publikut, vendimin për shembjen e një nga godinave të trashëgimisë sonë kulturore, Teatrin tonë Kombëtar!

Grupi ish-Këshilltarëve të LSI dënon me forcë këtë vendim të marrë në mënyrë të paligjshme nga ana proceduriale siç e kërkon Ligji për Pushtetin Vendore, pa transparencë me komunitetin, me vendime të fallsifikuara, dhe që shkatëron në mënyrë brutale një godinë që mbart historinë e shumë brezave dhe rrëmben një pronë publike.

Pasi nuk ia arritën dot për gati 2 vite të përdornin Këshillin e kaluar Bashkiak, dështuan për të aritur 3/5 e votave duke tentuar blerjet e Këshilltarëve të Opozitë së Bashkuar, të cilët u bënë mburojë e interesit publik, pasi miratuan një ligj special antikushtetues duke ja dhënë oligarkëve truallin e Teatrit, tani ja rrikthyen pësëri Këshillit Bashkiak, të cilin edhe pse e kanë monopartiak me 100% të votave, nuk guxojnë ta mbledhin por ia fallsifikojnë vendimet.

Garantojmë aktorët, qytetarët qëndrestarë të Aleancës, se do qēndrojmë pranë tyre edhe sot, ashtu sikurse edhe dje, në mbrojtje fizike të godinës dhe truallit tē Teatit Kombëtar, duke mos lejuar në asnje rast shëmbjen e saj.

I bëjmë thirje Lali Erit të Bashkisë, duke i kujtuar një thënie të urtë Tironce - “Mos u ngref si sorra në gjem”, të tërhiqet menjëherë nga ky vendim i turpshëm në dēm të histrorisë kulturore të qytetit tonë të përbashkët, pasi shqiptarët shumë shpejt do të shembin me votë ngrehinën pa leje të Rilindjes, që pasi i varfëroi ekonomikisht, tani kërkon edhe tu nëpërkëmbë dhe mohojë identitetin kulturor.

Të fundit